Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

LDK kërkon që Kurti të japë dorëheqje: Jemi të gatshëm për zgjedhje

Besian Mustafa, deputet i LDK-së, ka folur për mundësinë e zgjedhjeve të parakohshme, një ide që u rishfaqë në opinion publik pas takimit të kryeministrit Albin Kurti dhe kryetarit të PDK-së, Memli Krasniqi.

Mustafa ka deklaruar se LDK-ja është e gatshme për zgjedhje.

“LDK është e gatshme të marrë pjesë në zgjedhje të parakohshme dhe ka angazhuar të gjitha resurset për zgjedhjet kurdo që vijnë”, deklaroi Mustafa gjatë një konferencë për media.

“Kjo qeveri pas dështimeve të shumta, më në fund duhet të japë dorëheqje për të dhënë përgjegjësi për dështimet e saj” – tha Mustafa, teksa shtoi se kryeministri Kurti duhet të japë dorëheqje e pastaj të shpërndahet legjislatura e Kuvendit.