
Lidhja Demokratike e Kosovës ka krijuar shumicë të re në Asamblene Komunale te Prishtinës duke siguruar kështu sërish stabilitet qeverisës ne Kryeqytet, i cili udhëhiqet nga Kryetari Përparim Rama.
Ne Asamblenë Komunale është miratuar edhe rendi i ditës dhe si pikë e parë e tij është shkarkimi Kryesuesit Fehmi Kupina i cili ditë me pare iu bashkua veprimeve të opozitës të cilët shkarkuan aksionarët e Ndërmarrjeve Publike ne Prishtine në përpjekje për të ndërruar bordet dhe kryeshefat e tyre.
Sot, në Asamblene e Prishtinës është propozuar edhe anulimi i vendimit të marrë nga opozita para disa ditësh në një seancë të jashtëzakonshme.