Dega e LDK në Ferizaj ka reaguar pas reagimit të kësaj komune lidhur me kosoton e festivalit “Në vendlindje, festojmë”, kosto kjo që ka shprehur shqetësim tek qytetarët.
Komuna e Ferizajt përmes një reagimi në Facebook i ka quajtur ‘O të mjerë’, e duke kërkuar të mos shpifin e propagandojnë,
Lidhur me këtë reagim, LDK thotë se e dënon çdo tendencë keqpërdorimi dhe se shqetësimi i qytetarëve lidhur me këtë kosto është me të drejtë.
“Të dashur qytetarë që me të drejtë keni shprehur shqetësim për koston e festivalit “Në vendlindje, festojmë”, mos u habisni me gjuhën e degraduar të pushtetit komunal të Ferizajit. Ata edhe munden që përmes faqes zyrtare të komunës të ju quajnë edhe “të mjerë”, por kjo s’i ndryshon faktet.
Po bëhet fjalë për 390 mijë euro që komuna i ka ndarë për këte festival, agjenda e organizimit dhe aktivitetet nuk kanë qenë e nuk janë të qarta. Ndërkohë që flasim për një pushtet që ka paguar gjithashtu mijëra euro për asfaltim rrugësh, të cilat kanë mbetur sot e asaj dite në zhavor. Edhe reagimet lidhur me këtë janë quajtur shpifje, por sot po heton Prokuroria”, thuhet në reagimin e LDK’së,
Po ashtu, LDK thotë se e dënojnë cdo keqpërdorim që bëhet në emër të mërgatës.
“Pa dyshim që jemi tejmase pro financimit të ngjarjeve kulturore, e veçmas kur organizimet e tilla bëhen për diasporën. Por e dënojmë ashpër çdo keqpërdorim apo tendencë keqpërdorimi, e aq më tepër kur ka tentativë që kjo të bëhet në emër të mërgatës sonë”.