
Lidhja Demokratike e Kosovës do të nisë fushatën zgjedhore në ora 17:00 në Pallatin e Rinisë.
Mbrëmë kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka postuar disa fotografi nga salla ku do të mbahet tubimi për hapjen e fushatës.
“Gati për nesër”, ka shkruar Abdixhiku.
Në këtë tubim të nisjes së fushatës, Abdixhiku pritet të shpalosë përsëri zotimet e ‘Rrugës së Re’ me investime për secilën fushë.
Po ashtu, do të bëhet edhe prezantimi i 110-të kandidatëve për deputetë nga LDK.