Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

“Le të plasin tradhtarët e këtij vendi”, Ganimete Musliu i reagon Kusari-Lilës

 
   

Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu është shprehur krenare me partinë të cilës i përket.

Ajo ka shkruar “le të plasin tradhëtarët e këtij vendit”.

“Krenare me PDK! Le të plasin tradhtarët e këtij vendi!” – ka shkruar Musliu.

Reagimi i Musliut erdhi pasi që shefja e Grupit Parlamentar, Mimoza Kusari-Lila ka përmendur disa figura kyçe të kësaj partie në përgjimet e publikuara nga Gazeta Nacionale, përderisa ishte duke biseduar me Sllavko Simiqin e Listës Serbe.

Reagimet që pas publikimet të këtyre audio-incizimeve kanë qenë të shumta, derisa vetë Kusari-Lila mbrëmë është shprehur se  nuk ka thënë asgjë sekrete, jashtë asaj që thuhet publikisht.

Ajo ka deklaruar se ata që janë thirrur në veteranët më së shumti kanë manipuluar me ta.