Posterë me fotografi të presidentit serb, Aleksandar Vuçiq, dhe me mbishkrimin “Komandanti suprem, po të presim”, janë vendosur në disa objekte në katër komunat veriore.
Veton Elshani, zëdhënësi i policisë për rajonin e Mitrovicës, ka konfirmuar se është hapur rasti ”Nxitje e Urrejtjes”.
“Në disa lokacione të 4 komunat e Veriut të Vendit janë shpërndarë pamflete me foton e Kryetarit të Serbisë.
Pas konsultimit me Prokurorin e shtetit është hap rasti Nxitje e Urrejtjes.
Nuk kemi të dyshimtë, ndërsa policia po punon në drejtim të ndriçimit të rastit”.
Për këtë ka reaguar edhe ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla.
Ai ka ironizuar duke thënë se mund të vijë, e atëherë mund ta vizitoni në burg, aty ku i ka disa miq të vet.
Postimi i plotë:
I paskan ngjitur tinëz gjatë natës disa postera në veri të Kosovës. Aty thonë që po e presin presidentin e Serbisë të vijë duke e quajtur atë ‘komandant’. Nëse është nisur pa kërkesë te Ministria jonë e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, edhe ne po e presim të vijë dhe mandej mund ta vizitoni në burg, ku ai i ka tashmë disa miq të tij.