Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Lekaj këmbëngul në pafajësi edhe pas dënimit gjyqësor: Po jap kontribut për të mirën e Kosovës

Pal Lekaj i ka mbledhur e dëgjuar mbështetësit e tij, teksa i thonë se “është i pafajshëm” në rastin e njohur si “53 milionëshi”.

Ish-Ministri i Infrastrukturës, aktualisht deputet i Kuvendit të Kosovës, Pal Lekaj, është dënuar nga gjykata e shkallës së parë me 3 vjet e tetë muaj burgim efektiv për keqpërdorim të detyrës zyrtare dhe dëmtim me dashje të buxhetit të shtetit.

Megjithatë, Lekaj para familjarëve e miqve te vet thotë se është i pafajshëm dhe do të vazhdojë “të jap kontributin për të mirën e Kosovës”.

Dënimi i është shqiptuar lidhur me pagesën prej 53 milionë eurove që Qeveria e Kosovës i kishte paguar “Bechtel-Enkës” për zgjatjen e afatit të përfundimit të punimeve në autostradën ‘Arbën Xhaferi’. Atij i është shqiptuar edhe dënim plotësues, që i ndalon ushtrimin e funksionit në administratë për 3 vjet e gjashtë muaj.

Të akuzuarit në rastin e 53 milionëshit, Pal Lekaj, Nebih Shatri, Besim Tahiri dhe Eset Berisha, janë shpallur fajtorë nga Gjykata Themelore e Prishtinës. Bashkërisht ata janë dënuar me mbi dhjetë vjet burgim efektiv për keqpërdorim të detyrës zyrtare. Përveç dënimit me burgim, atyre u është shqiptuar edhe dënim plotësues.