Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Lekaj: Kurti bëri që Kosova të mos vlerësohet si vend i përshtatshëm për investime

 
   

Deputeti i AAK-së Pal Lekaj, njëherit anëtar i Komisionit për Ekonomi në Kuvend, tha se Kurti me veprimet e veta e penalizoi Kosovën nga investimet e jashtme.

“Kosova tani e katër vite kurrë nuk ka qenë më keq në kuptimin e Investime të jashtme. Politikat e shpejta dhe të gabuara nga Qeveria Kurti, në vazhdimësi kanë krijuar “aksidente politike” me faktorin ndërkombëtar, të cilat penalizuan Kosovën nga investimet e jashtme”, u shpreh Lekaj.

Shkaku i veprimeve te Kurtit, ai thotë se Kosova nuk u vlerësua si vend i përshtatshëm për investime nga më të ndryshmet.

“Prandaj dosido kemi rënie të investimeve në miliona euro nga SHBA dhe vendet e tjera të fuqishme. Kjo mendësi dhe ky kurs i Qeverisë duhet të ndryshohet, dhe kjo bëhet me zgjedhje të reja, ku vota e qytetarëve do të vendosë për një Qeveri të re të Kosovës që do të sjellë ndryshime pozitive për qytetarët dhe vendin”.