Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Lekaj: Më i madh është skandali i Mimoza Kusarit sesa afera Pronto

 
   

Deputeti nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Pal Lekaj, ka thënë se Qeveria e Kosovës i ka injoruar vlerat e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Lekaj ka thënë se Qeveria aktuale në krye me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, nuk është e interesuar për stabilitet politik.

“Kur jemi te qeveria, mendoj që qeveria ka bërë jo mirë që i ka injoruar këto vlera, sidomos veteranët e luftës. Të injorohesh nga qeveria e vendit tënd, mendoj që duhet menduar mirë për kë punon kjo qeveri? Veteranët duhet të kenë vendin e merituar dhe përkrahjen e fuqishme nga secila qeveri. Ne asnjëherë nuk e kemi kundërshtuar listën e fryrë të veteranëve mirëpo është një proces gjyqësor dhe nuk është qeveria ajo që mund ta largojë dikë por ëhstë vendim i gjykatës, duhet ta presim këtë vendim pastaj të mendohet se nëse dikush ka bërë shkelje e merr përgjegjësinë. Qeveria nuk është e interesuar të ketë stabilitet politik”.

“Qeveria po krijon kriza për të hequr vëmendjen nga mospuna”

Teksa është pyetur për audio-incizimin, ku dëgjohet duke folur shefja e grupit parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lilës dhe ish-deputeti i Listës Serbe, Sllavko Simiq, Lekaj të njëjtin e konsideron si “skandalin” më të madh.

Madje, ai e quan skandal më të madh sesa afera “Pronto”.

“Më i madh është skandali i Mimoza Kusarit sesa afera Pronto, sepse është munduar të frenojë një ligj me Listën Srpska dhe me njeriun e përndjekur nga organet kompetente. Afera Zdravo është një emër që do të mbetet historikisht me njollë të zezë sa i përket veprimeve të VV-së sepse krejt gojën e kanë kuq e zi por po del që janë larg dhe i kanë mashtruar qytetarët vetëm sa për të qeverisur. Mendoj që jemi kthyer 20 vjet mbrapa”.

Sipas tij, Qeveria e Kosovës po vonohet në vendimet e saj, dhe po i krijon krizat dhe pas tyre po merren vendime që nuk po shkojnë në favor të zgjidhjes së problemit.