Pal Lekaj, deputeti i AAK-së, në “FIVE” në RTV Dukagjini, ka thënë se nuk do të votojnë asnjë marrëveshje.
“Nuk është në domenin tone, është në domenin e atyre që e kanë përgjegjësinë, që e kanë votën e qytetarëve, e kanë 50 plus një që të bëjnë zgjidhje, dhe nëse në domenin e tyre dominojnë vetëm numra dhe arroganca e numrave atëherë vie deri në një situatë e tillë që ne nuk do të votojmë asnjë marrëveshje, asnjë ligj derisa ata të përmirësohen”, ka thënë Lekaj.
Sipas Lekajt, sjelljet jo të mira të Kurtit “na kanë sjellur në këtë situatë”.
“Mendoj se të gjitha këto sjellje jo të mira mos t’i quaj “rebele” të kryeministrit na kanë sjellur në këtë situate dhe derisa ai ka nevojë për opozitën, atëherë duhet të dominojë arsyeja dhe të përfillen kërkesat e opoztës”, ka thënë tutje Lekaj.