Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Lekaj paralajmëroi skandale të tjera të Qeverisë, kundërpëgjigjet deputeti i VV-së

 
   

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Salih Zyba, ka reaguar pasi që deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Pal Lekaj dhe anëtari i kryesisë, Daut Haradinaj kanë paralajmëruar skandale të reja të Qeverisë Kurti.

Zyba në një postim në Facebook ka thënë se këto deklarata nuk duan shumë koment, sepse vet deklarimi i tyre tregon shumë edhe për adresën edhe motivin e këtyre gjërave.

“Para Prokurori tjetër paska reaguar. Këto deklarata nuk duan shumë koment sepse vet deklarimi i tyre tregon shumë edhe për adresën edhe motivin e këtyre gjërave”, ka shkruar ai.

Ndryshe, Lekaj  ka thënë se  Qeveria Kurti po bën filma, derisa ka paralajmëruar edhe skandale të tjera që do të dalin nga kjo Qeveri.

“Kjo Qeveri po bën filma. Edhe qytetarët po e dinë që po bëjnë filma me seri që i përndjekin vazhdimisht dhe s’kalojnë asnjë javë pa ndonjë seri. Pa ndonjë skandal asnjë javë nuk ka me shku, kanë me dalë edhe skandale të tjera”, tha ai në emisionin “Info Nata”.

Ai nuk i përmendi se cilat do të jenë ato skandale, por nuk ka mohuar që do të ketë diçka lidhur me bisedat e deputetëve të VV-së me kryeterroristin Millan Radojiçiq.

“Nëse nuk dalin skandale të tjera, atëherë prapë do të vi në këtë studio dhe do ta them. Jemi gjallë dhe shëndosh. do të vi në këtë studio dhe do ta shihni që cilat skandale kanë me dalë. Unë nuk po i përmendi, por do të binden edhe qytetarët që kë e kanë pasur në qeveri… do të dalin tjera komunikime… edhe me Radojiçiqin edhe me gjëra të tjera që nuk dua t’i përmendi fare”, deklaroi ai.