Nënkryetari i Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës, Pal Lekaj foli për situatën e fundit në komunat veriore, derisa tha se për aq kohë sa nuk ka stabilitet politik do të largohen edhe investitorët.
Më tej, Lekaj tha se Kurti mund të ketë qëllime të mira, mirëpo sipas Lekajt, veprimet e tij tregojnë të kundërtën.
“Vetëvendosje ka dalë jashtë realitetit, është e frikshme. Nuk munden të vetmuar të veprojnë pa ndihmën e ndërkombëtarëve. Me veprimet në veri, është homogjenizuar populli serb. Kur është në pyetje veriu, serbët gjithmonë janë bashkë. Nëse ndërkombëtarët deri dje kanë qenë 100 përqind në anën e Kosovës, ndërsa sot flitet për izolim politik të Qeverisë Kurti, flitet për ndëshkime, flitet për tërheqje të investimeve. Përderisa nuk ka stabilitet politik, atëherë investitorët do të largohen. Qëllimi i Kurtit mund të jetë i mirë, po veprimet e tij janë larg të qenurit si burrë shtetas dhe në koordinim me faktorin ndërkombëtar”, deklaroi Lekaj.
Ndërkaq, sa i përket zgjedhjeve në katër komunat veriore, Lekaj vlerësoi që duhet përsëri të kërkojnë nga serbët të dalin në zgjedhje, ani pse janë të zgjedhur kryetarët.