Astrologu i njohur, Jorgo Pulla, i ftuar në emisionin e “ABC-së së Mëngjesit”, krahas parashikimit të përgjithshëm të horoskopit për muajin tetor, ka lexuar dhe secilën e shenjë në lidhje me paratë dhe dashurinë.
Dashi:
Dashi jep mundësinë. Për lidhjet e dashurisë me pengesa, këtë muaj është një mundësi shumë e mirë sepse do të zgjidhet pa përfshirjen e personave të tretë. Është momenti më përfekt për të zgjidhur gjithçka. Mundësi të reja, 3,4,8,9 të këtij muaji do më kujtoni.
Në anën ekonomike- financiare, do bëni përkujdes në disa blerjeje, sepse mund të gabojnë.
Demi:
Demi ka mundësinë dhe rëndësinë në çështjet që lidhen me punën e tyre. Nëse tani duan të bëjnë ndryshim, të ikin nga ajo punë, nuk do ta ndjejnë ndryshimin, sepse kanë mundësinë për të arritur qëllimin e tyre.
Në çështjet shpirtërore, udhëtimet janë të preferuarat në këtë periudhë.
Binjakët:
Ndikimi i mërkurit. Mërkuri jep mundësi në komunikim, por këtë ditë është pak vështirë në marrjes vendimesh. Duhet të marrin vendime pas datës 15. Binjakëve u ecën mbarë në fushën e punës dhe rolet drejtuese.
Në anën shpirtërore, pak vëmendje në Ujor. Nëse kanë lidhje, kanë njohje, ose e duan këtë lidhje, këtë njohje, ta bëjnë zyrtare është mundësia më e mirë.
Gaforrja:
Gaforrja këtë periudhë, kanë ndikime shumë pozitive, por një dilemë që kanë, kanë ndryshimin e zhvendosjes nga një shtet në një shtet tjetër. Mirë është, mos ta bëjnë këtë periudhë.
Personat që kanë problem ligjore, të trokasin dhe mund t’i zgjidhin.
Në lidhjet që kanë të bëjnë me anën shpirtërore, lidhja me Bricjap është përfektja.
Luani:
Luanët janë shumë të rëndësishëm për nismat dhe punët që do të bëjnë. Luanët kanë dy mundësi, një që e kanë menduar para muajve, që lidhet me punët dhe njerëz të rëndësishëm dhe kjo i realizohet në muajin nëntor, dhe me personat e ndryshëm që do të ndikojnë, kanë mundësira shumë të mëdha. Kanë pasur mjaft probleme në mars dhe maj, apo fundin e korrikut. Luanët janë shumë të qetë dhe bëjnë lëshime. Është mundësia tani që ata të dalin në sipërfaqe.
Virgjëresha:
Virgjëreshat synojnë lart të jenë mes. Mënyra dhe mundësia se si i realizojnë gjërat virgjëreshat, gjuajnë momentin dhe në atë moment ata realizojnë gjërat. Do të zgjidhin diçka të paluajtshme. Mundësitë janë të mëdha. Në çështjet shpirtërore, lidhjet që kanë të bëjnë me ujor dhe dem është perfektja.
Peshorja:
Peshoret kanë pasur një kohë shumë të gjatë me problematiket e tyre, në çështjet vendimtare nuk kanë arritur akoma. Vjen një moment tani, që do t’i zgjidhin problemet e tyre që kanë në punët e tyre, si për shembull para të pa marra.
Në çështjet që lidhen me anën shpirtërore, lidhjet që kanë të bëjnë me gaforret e 10-ditëshit të parë dhe me peshk, kanë mundësi t’i zgjedhin.
Akrepët:
Akrepët kanë mundësi dhe japin rëndësi fushës që ata kanë, lidhur me punën e tyre. Mirëpo duke qenë se kjo periudhë është delikate, synojnë shumë gjëra për te realizuar dhe për zgjidhur, sepse në këtë periudhë zgjidhen gjëra të rëndësishme.
Akrepët flasin me sy dhe jo me fjalë dhe këtu është diferenca e tyre. Akrepët janë edhe të besës.
Në çështjet shpirtërore, akrep – binjak është idealja.
Shigjetari:
Për shigjetarët , ata periudhë kanë mundësinë e ekonomisë, sepse në fakt shigjetarët janë gjithmonë copë copë në anën ekonomike, prishin. Por as kanë, as mbrojnë, sepse kanë jupiterin, i cili është planeti i fatit dhe janë vetëkontrollues e xhentil në atë që bëjnë.
Në çëshjet shpirtërore, lidhjet me virgjëresh dhe me ujor është idealja.
Bricjapi:
Sukses i garantuar. Nismat e reja, bricjapët do të arrijnë majat në atë duan të bëjnë. Tani në këtë periudhë nëse kanë një gjyq, e fitojnë. Sepse bricjapët, në mënyrën se si sillen me të tjerët, ata mund të kenë dorën e ftohtë, por kanë zemrën e zjarrtë.
Çështjet shpirtërore, lidhjet që kanë të bëjnë me peshore e 10-ditëshit të parë dhe binjakë të 10-ditëshit të tretë duhet të kenë kujdes.
Ujori:
Ujorët tani në këtë periudhë, kanë filluar që në javën e fundit të shtatorit kanë nisur të ngrihen, sepse kanë pasur shumë probleme ekonomike dhe tani po rregullohen. Kanë mundësinë të kenë një gëzim shumë të madh.
Të palidhurit kanë ndikime shumë pozitive me virgjëresh të 10-ditëshit të dytë.
Peshqit:
Rregullimi, stabilizimi, fuqizimi, mundësitë e reja që ata kanë, është koha dhe momenti i duhur. Do të kenë kujdes në 15 ditëshin e parë, për arsye dokumentash. /abcnews.al