Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Leksionet e Jul Çezarit vlejnë edhe pas 2000 vjetësh

A mundet një politikan romak, gjeneral dhe shkrimtar i cili u vra 2000 vjet më parë, të na ofrojë ndonjë mësim të vlefshëm për jetën tani?

Besojmë se po.

Çezari ishte vetëm gjashtëmbëdhjetë vjeç kur babai i tij vdiq. Për shkak të lidhjes së familjes së tij me anën e humbur në luftën civile, Çezari ai u hoq nga trashëgimia.

Por kjo nuk e pengoi atë të bënte dy gjëra shumë të rëndësishme:

Investoi në edukimin e tij

Në mes të të njëzetave, Çezari udhëtoi drejt Greqisë për të studiuar të folurën në publik nga Molon, një orator i famshëm i cili kishte trajnuar edhe Ciceronin bashkëkohor të Çezarit. (Të ishe një folës i mirë publik ishte një aftësi e domosdoshme për një politikan romak.)

Investoi në njohjet e tij

Çezari shpenzoi shuma të mëdha parash me darka të shtrenjta të dizajnuara për të fituar mbështetjen e miqve të tij politikanë. Gjithashtu, ai organizoi festime të bujshme për të fituar mbështetjen e njerëzve të zakonshëm. Për këtë arsye ai u zhyt rëndë në borxhe.

Në fund të fundit, pasuria juaj më e madhe nuk janë asnjëherë paratë. Pasuria juaj më e madhe janë AFTËSITË (që rrjedhin nga edukimi juaj) dhe madhësia e NJOHJEVE që krijoni (bazuar te besimi)

Pra leksionet e Jul Çezarit janë të vlefshme edhe në ditët e sotme.

Nëse investoni në edukimin dhe njohjet tuaja kur jeni të rinj, më vonë në jetë suksesi juaj do të jehojë si triumfet e Jul Çezarit!