Lëkundje të lehta tërmeti me magnitudë 3.3 ballë të shkallës rihter janë ndjerë në jug të vendit.
Sipas të dhënave të Institutit të Monitorimit të Tërmeteve theksohet se epiqendra ka qenë në Cepo të Gjirokastrës. Ndërsa thellësia prej nga kanë ardhur lëkundjet e tërmetit është 15 kilometra.
Kjo është lëkundja e fundit e shënuar në zonën e jugut ndërsa duhet përmendur fakti që lëkdundje të tjera janë ndjerë edhe në orët e mëparshme të ditës së sotme.
Kështu lëkundje të tërmetit me magnituda të vogla janë ndjerë në Bilisht, Durrës, Koplik, Konsipol dhe së fundmi në Gjirokastër. /rtsh.al/