Pasgoditje të shumta u raportuan pas një tërmeti me magnitudë 4.8 ballë që tronditi verilindjen e SHBA-së, sipas Shërbimit Gjeologjik të Shteteve të Bashkuara (USGS).
Të paktën gjashtë pasgoditje ndodhën në orët pas tërmetit, epiqendra e të cilit ishte Stacioni Whitehouse, Nju Xhersi.
Pasgoditja e fundit me magnitudë 4.0 goditi vetëm në jugperëndim të Gladstone, New Jersey, sipas USGS.
Lëkundjet u ndjenë nga Uashingtoni, në Nju Jork dhe në Maine, si dhe Filadelfia dhe në të gjithë pesë lagjet e qytetit të Nju Jorkut.
“Sapo ndodhi një pasgoditje me magnitudë 4.0 nga tërmeti i mëngjesit të sotëm në New Jersey,” shkroi guvernatori i Nju Jorkut Kathy Hochul në X.
Ajo tha se autoritetet po vazhdojnë të rishikojnë infrastrukturën kritike dhe “nuk ka raportime për dëme të konsiderueshme në këtë moment”.
Hochul tha se banorët e Nju Jorkut përjetuan një nga tërmetet më të mëdha në Bregun Lindor në shekullin e kaluar.
Guvernatori i Nju Xhersit, Phil Murphy, tha se ka raporte të kufizuara për dëme dhe pak ose aspak të lënduar në shtetin e tij, sipas CNN.