Sindikata e Pavarur e Minatorëve të Trepçës ka dal me reagim pasi që gjatë ditës së sotme 12 minatorë janë lënduar në minierën e Trepçës.
Nga Sindikata shprehin shqetësim të madh për gjendjen e minatorëve të lënduar.
Tutje në njoftim thuhet se shpresojnë për përmirësim të kushteve në punë.
“Ne si përfaqësues të minatorëve ndajm dhimbjen me ju me shpresën për përmirësim të kushteve në punë dhe siguri më të lartë, për këtë qështje kemi shprehur shqetësim edhe më parë. Kolegëve tanë të lënduar u dëshirojm shërim të shpejtë dhe lusim Zotin edhe dy nga kolegët tanë të hospitalizuar të kthehen shëndosh e mirë ne familjet e tyre dhe ne mesin tonë”, thuhet në reagimin e Sindikatës së Pavarur të Minatorëve të Trepçës.
Theksojmë se sipas njoftimit të spitalit të Mitrovicës, dy nga minatorët janë në gjendje të rëndë shëndetësore. Sipas njoftimit, thuhet se ata kanë pasur lëndime serioze të syve (djegie kimike me acid sulfurik), shkruan Insajderi.
“Ndërsa, 10 prej tyre janë duke u trajtuar në repartin e Emergjencës, të cilët janë jashtë rrezikut për jetë dhe pas trajtimeve pritet të lëshohen në shtëpi”, thuhej në njoftim.