Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

“Lëpive atë që ke pështyrë, përdor makinën e shtetit për të blerë patate”- Degjeneron debati mes Tedi Blushit dhe Dritan Hilës! Analisti: Je një shpifës i vogël, bashkë do shihemi në gjyq

Sektari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi dhe analisti Dritan Hila janë përfshirë në një debat të ashpër me njëri – tjetrin deri në ofendime personale.

Shkak për këtë përplasje u bë një deklaratë e Tedi Blushit mbi financimet që qeveria bën ndaj portaleve.

Blushi dhe Hila debatuan në emisionin “Open” në Neës24, ndërsa sfiduan njëri-tjetrin për përballje me drejtësinë.

Pjese nga debati:

Tedi Blushi: As kam përdorur taksat e qytetarëve për të dalë me makinë për të bërë Pazar, as më jep lekë Edi Rama për të hapur portal. 8 mijë euro në muaj nuk mi jep Edi Rama mua

Dritan Hila: Të jep rrogë Ilir Meta

Tedi Blushi: Jam pa rrogë, ta dish që jam pa rrogë. Unë nuk kam portal dhe nuk më jep fonde qeveria

Dritan Hila: Që ta marrësh vesh ti portalet sot financohen nga rrjetet sociale! O gazetar se ke ca kohë që ke harruar zanatin

Tedi Blushi: Unë nuk kam përdorur makinat e shtetit për të bërë pazaret e shtëpisë. Unë nuk marr lekë nga Rama dhe nga asnjë qeveri për të hapur portale.

Dritan Hila: Në presidencë nuk more kokërr leku ti?

Tedi Blushi: Të sfidoj ty dhe këdo si ty

Dritan Hila: Thonë që ke marrë shumë

Tedi Blushi: Kush thotë?

Dritan Hila: Edhe ke përdorur makinën e shtetit

Tedi Blushi: Kurrë në jetën time

Dritan Hila: Je një shpifës i vogël që luan me dualitetin, je një shpifës i vogël i një partie e cila është e mbaruar. Se ka si ty ajo parti ka për të shkuar më keq

Tedi Blushi: Ti lëpive atë që ke pështyrë vetë

Dritan Hila: Mua më merr të keqen se sjam gazetar si puna jote që nuk di të shkruajë akoma

Tedi Blushi: Ku je gazetar ti, kush të bëri gazetar ty, ca ke mbaruar ti more zotëri?

Dritan Hila: Unë ty ta lag për gazetari ku të duash ti, në reportazh, në opinion, në moderim mbi gjithçka.

Tedi Blushi: Ti je një palaço, një ordiner që merr lekë nga Edi Rama

Dritan Hila: E mban veten si gazetar ti, ti je zero! Ca si puna jote të marrin ty si gazetar, nuk të njihet një artikull. Del këtu sepse nuk ja ke haberin gazetarisë

Tedi Blushi: Unë nuk kam përdorur makinën e shtetit për të blerë patate në Pazar, kurrë nuk kam përodrur makinën e shtetit. Ti ka nxjerrë Endri Fuga shpenzimet, kush financon mediat.

Dritan Hila: Ku e ke dokumentin?

Tedi Blushi: Nuk do merrem me ty unë, ti je peshe e vogël

Dritan Hila: Ti je një zero, je një shpifës i vogël, Në bashkë shihemi në gjyq. Më nxirr listën e Endri Fugës. Ose nxirre ose shihemi në gjyq.

Tedi Blushi: Unë të sfidoj ty hajde shkojmë në SPAK hetojmë pasurinë.