Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur pak minuta më parë në qendër të qytetit të Fierit. Gazetarja e Klan News Anila Sefa thotë se ish-gruaja ka dhunuar bashkëshortin e saj duke e shtrënguar prej fyti e duke i bërë presion me akuza të rënda.
Sipas gazetares, situata ka agravuar deri në atë pikë sa qytetarët që kanë parë skenën janë detyruar të lajmërojnë policinë.
“Lëre o vëlla se këtij po i bie të fikët”, i thotë një nga qytetarët efektivit të policisë për burrin e dhunuar.
“Më ka sulmuar gruaja dhe po pres policinë të vijë“, shprehet burri.
Gruaja u thotë qytetarëve: “Ky ka vrarë një grua dhe 3 fëmijë…” Ndërsa siç duket një shok i të moshuarit i kthehet: Ky nuk prek mizën moj…
Uniformat blu të cilat kanë mbërritur menjëherë në vendngjarje i kanë shoqëruar të dy në komisariatin e policisë Fier. Mësohet se burri nga sjellja e ish-bashkëshortes ka patur probleme shëndetësore./tvklan.al