Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Letra e Jusuf Gërvallës për nënën e tij: Rruga e nderës asht ma e zorshmja

 
   

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla-Schwarz, e ka shpërndarë një letër të babait të saj, Jusuf Gërvallës, të vitit 1980 të cilën ia kishte dërguar nënën së tij, Ajshes nga Gjermania.

Në një pjesë të letrës e cila ishte veçuar nga Gërvalla thuhet:

“Rruga e nderës asht ma e zorshmja, po ma e mira dhe e vetmja rrugë e vërtetë për njerin. Dhe, kush u mundue për nder, nder ka gjetë!”

“Në ditëlindjen e tij të 79-të, më lejoni të ndaj me ju letrën që Babi (Jusuf Gërvalla) i dërgon nënës së tij, Nënës Ajshe në vitin 1980 nga Gjermania ku i shkruan ndër të tjera:

“Rruga e nderës asht ma e zorshmja, po ma e mira dhe e vetmja rrugë e vërtetë për njerin. Dhe, kush u mundue për nder, nder ka gjetë!’”, u shpreh Gërvalla.

 Image
 Letra 
 
 Image
 Ajshja