Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Letra që ‘tronditi’ Serbinë, Kelmendi zbardh prapaskenat – ‘shpërthen’ ndaj Borellit dhe Lajçakut!

Dhjetëra politikanë nga Evropa dhe Shtetet e Bashkuara i kanë dërguar një letër zyrtarëve të lartë të Bashkimit Evropian dhe Uashingtonit, duke kërkuar që të ndryshohet qasja në raport me Kosovën dhe Serbinë.

Deputetja britanike, Alicia Kearns, publikoi letrën që i është dërguar sekretarit amerikan të Shtetit, Antony Blinken, shefit të diplomacisë së BE-së, Josep Borrell, dhe sekretarit të Jashtëm britanik, James Cleverly.

Ajo tha se kjo letër është nënshkruar nga dhjetë kryetarë të komiteteve për punë të jashtme dhe 56 deputetë.

Në mesin e nënshkruesve të kësaj letre janë edhe senatori amerikan, Bob Menendez, dhe kongresisti Ritchie Torres.

Profesori Muhamet Kelmendi në një prononcim për “Bota sot” mirëprititi letrën e Ligjvënësve evropianë dhe amerikanë.

Së pari, ai kritikoi ashëpr Bashkimin Evropian (BE) dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA), për ndryshimin e qasjes ndaj Kosovës.

Sipas tij, ky ndryshim qëndrimesh ka ndodh që nga koha kur u nënshkrua marrëveshja e vitit 2013.

“Qëndrimet e BE-së dhe SHBA-ve ndaj Kosovës në raport me shtetin serb kanë ndryshuar dukshëm në vitet e fundit. Ndryshimi ka filluar duke e vendosur Kosovën në dialogim me shtetin serb në pozitë të statusit të pazgjidhur. Kështu ka filluar kjo me vendosjen e e thonjzave në statusin e shteti, duke kaluar në Marrëveshjen e vitit 2013 dhe 2015, deri në gjendjen aktuale në gjoja diskriminim e minoritetit serb në Kosovë.

Në veçanti bazë e ndryshimit politik është bërë nga agresioni rus në Ukrainë. Me këtë u mor pozita e katër komunave në veri si mjet kritikues dhe ndëshkues ndaj Kosovës.  Edhe pse, kanë të drejta minoritarët në Kosovë më shumë se kudo në botë, Kosova u ndëshkua”, deklaroi ai.

 Image Profesori Muhamet Kelmendi 

Po ashtu, Kelmedi përmendi edhe sanksionet e vendosura ndaj Kosovës, derisa kritikoi ashpër Borell dhe Lajçak për qëndrimet e tyre dhe favorizimin e Serbisë.

“Dënimi i Kosovës me masa ndëshkuese nga BE dhe SHBA u bë temë e diskutimit dhe kritikës nga shumë forca në Evropë dhe në SHBA. Pozita e Kosovës me masat ndëshkuese u rrezikua dukshëm. Serbia u favorizua. BE edhe sot nuk e njeh shtetin e Kosovës. Përfaqësuesit ndërmjetësues të BE-së vijnë nga vendet që nuk e kanë njohur shtetin e pavarur dhe sovran të Kosovës.

Borell dhe Lajçak janë tipik persona pro serbë, këta e dëmtuan shumë pozitën e Kosovës në BE. Prapa nuk mbeti as SHBA me ndërmjetësin, Gabriel dhe ambasadorin Hill të Amerikës në Beograd.

Duke e ndëshkuar Kosovën që po e mbron sovranitetin e vetë, u përkrah shteti serb dhe krimineli Vuçiq”, nënvizoi profesori.

Ndër të tjera, tha se sinjal pozitiv i letrës drejtuar BE-së është se mbrojtën Kosovën dhe kritikuan qasjen e butë ndaj Serbisë.

Ai përmendi edhe disa kritika që u bënë ndaj Borell dhe Lajçak.

“Në letrën që tetë Komisionet e Parlamenteve të BE-së dhe të SHBA-ve, i dërguan Brukselit, Londrës dhe Uashingtonit, thuhet:

“SHBA, dhe BE po ndjekin një politikë të butë në lidhje me Serbinë, kandidates që pret anëtarësimin në BE. Kjo, u bë nga frika se Beogradi mund të orientohet drejt Rusisë, megjithëse Qeveria e Vuçiqit nuk po merr pjesë në sanksionet kundër Moskës”.

E përbashkëta e kësaj është se Kryetarët e këtyre Komiteteve të shteteve të BE-së dhe senatori Bob Menendes nga ShBA kërkuan që të ndryshohet politika ndaj Serbisë. Ata kërkuan masa ndëshkuese dhe parandaluese.  Bazë të përgjegjësisë, keqësimit të gjendjes në veri të Kosovës dhe të rrezikimit të paqes në Ballkan e paraqitën shtetin serb. E theksuan kryesisht Beogradin përgjegjës për paqen në rajon.

Kritika në letër, kishte edhe ndaj pozitës së z. Borrell dhe të Lajçak. Këta u vlerësuan të njëashëm dhe pro shtetit serb. Nga BE, Britania e Madhe dhe SHBA kërkohen urgjentisht masa parandaluese ndaj Serbisë”, përfundoi Muhamet Kelmendi për “Bota sot”.