
Lëvizja për Bashkim nuk do t’i bashkohet garës në koalicion me Partinë e Drejtësisë për zgjedhjet e 9 shkurtit.
Kreu i saj, Valon Murati, në një përgjigje, ka mohuar se LB do të jenë pjesë e listës me PD-në.
Kjo nënkupton se negociatat për një koalicion paraelektoral për të cilat raportoi Klan Kosova nga burimet e saj, mes tyre kanë dështuar.
Ndryshe, zgjedhjet do të mbahet me 9 shkurt.