Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Lëvizja Vetëvendosje godet edhe me një video tjetër – Ja caku i sulmit!

 
   

Lëvizja Vetëvendosje ka publikuar një video duke thënë se sot janë bërë 10 vite nga amnistimi i kriminelëve serbë me 91 vota në Kuvendin e Kosovës.

Sipas tyre, disa deputetë tash të opozitës, gazetarë e propagandues në ditën e Masakrës së Srebrenicës, patën votuar për amnestimin e faljen e kriminelëve serbë me 91 vota PËR.

“Asnjë pendesë por vetëm tendenca të reja për t’i falur të gjitha krimet e Serbisë prej tyre kemi parë. Qeveria Kurti i ka shpallur si organizata terroriste Mbrojtjen Civile dhe Brigadën e Veriut, këto dy organizata ku një pjesë e madhe e atyre kriminelëve të falur ishin anëtarësuar për të kryer krime. Një pjesë e këtyre kriminelëve janë arrestuar dhe të gjithë ata nuk bartin më uniforma të Republikës për të punuar kundër Republikës”, thuhet në reagimin e VV-së.

“Krimi nuk vjetrohet dhe nuk falet. Drejtësia do të merret me secilin krim dhe kriminel në këtë vend”, thuhet tutje.