Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Lezhë, shpërthimi me lëndë plasëse në banesën ku jetonte e vetme 80 vjeçarja, familjarët: S’kemi konflikte! Autori përfitoi nga errësira, u largua pa lënë gjurmë

Një banese dy katëshe u sulmua me lëndë plasese në Lezhë, por fatmiresisht nuk pati përsona të lënduar. Ngjarja ndodhi rreth orës 23:00 të së shtunës në shtëpinë Aleks Ivanajt në fshatin Ishull-Shëngjin.

Një banesë dy katëshe u sulmua me lëndë plasese në Lezhë, por fatmiresisht nuk pati përsona të lënduar. Ngjarja ndodhi rreth orës 23:00 të së shtunës (3 shkurt) në shtëpinë Aleks Ivanajt në fshatin Ishull-Shëngjin.

Lënda plasëse u hodh nga përsona të paidentifikuar në oborrin e shtëpisë. Në momentin e ngjarjes brenda baneses ishte një e moshuar 80-vjeçare nëna e të zotit të shtëpisë, pasi kryefamiljari sëbashku me familjen ndodhet prej vitesh në emigrim. Nga shpërthimi pati dëme të vogla materiale, ndërsa policia e cila mbërriti menjëhere në vendin e ngjarjes nisi hetimet në lidhje me rastin. Nga verifikimet paraprake bëhet me dije se brenda shtëpisë është hedhur një kapsollë detonatore e cila ka shpërthyer.

Pjestaret e familjes Ivanaj kanë deklaruar në polici se nuk kanë konflikte, ndërsa blutë vijojnë veprimet hetimore për për sqarimin e plotë të rrethanave, identifikimin dhe kapjen e autorit, i cili mendohet se ka qenë një person dhe duke përfituar nga erresira ka arritur të veprojë dhe është larguar pa lene gjurme. Policia po analizon kamerat e sigurise për bizneseve dhe banesave në zonë për të parë lëvizjet para dhe pas ngjarjes, çka mund të ndihmojë në identifikimin e autorit.