Nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku ka ironizuar me kryeministrin, Ablin Kurti lidhur me liberalizimin e vizave.
“Pas një pune të gjatë posaçërisht këto dy vitet e fundit, qytetarët e Kosovës më në fund do të lëvizin pa viza, paska thënë Kurti”, ka shkruar ajo.
Çitaku i ka rikujtuar Kurtit të bëmat e tij dhe partisë së tij në të kaluarën sa ishin opozitë
“Kryeministër,
Kontributi i juaj i vetëm në procesin e liberalizimit të vizave ka qenë gazi lotsjellës në parlamentin e Republikës dhe kauzat e rreme rreth demarkacionit. Ju dhe LVV nuk e keni votuar as pakon ligjore që i ka paraprirë këtij procesi. Njejtë nuk e keni votuar as MSA-në”, ka thënë ajo.
Sipas nënkryetares së PDK-së, Komisioni Evropian e ka dhëne rekomandimin për liberalizimin e vizave shumë vite para se Kurti të vini në pushtet.
“Mos i fyeni qindra shërbyes civil që kanë punuar me shumë zell e përkushtim”, ka shtuar ajo.