Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Fun

Libri më i vjetër i krishterë del në shitje

Libri më i vjetër fetar i krishterimit, sipas shtëpisë së ankandit Christie’s, do të dalë në shitje në qershor.

Kodiku “Crosby-Schøyen”, i shkruar në papirus në Egjipt, daton midis viteve 250-350 pas Krishtit.

Mendohet gjithashtu të jetë një nga librat më të vjetër në ekzistencë dhe mund të shitet deri në 3.8 milionë dollarë (3.4 milionë euro).

Libri liturgjik është prodhuar në një nga manastiret e para të krishtera dhe përmban tekstet e plota të dy librave të Biblës.

Teksti ka “rëndësi monumentale si dëshmi e përhapjes më të hershme të krishterimit rreth Mesdheut”, tha Eugenio Donadoni, specialist i lartë për libra dhe dorëshkrime në Christies.

“Murgjit më të hershëm në Egjiptin e Epërm në manastirin më të hershëm të krishterë po përdornin pikërisht këtë libër për të festuar festat më të hershme të Pashkëve, vetëm disa qindra vjet pas Krishtit dhe vetëm njëqind vjet pas shkrimit të Ungjillit të fundit.”

Libri është pjesë e Papirusit Bodmer, një përmbledhje e disa teksteve që u zbuluan në vitet 1950, dhe përfshin shkrime të krishtera, ekstrakte biblike dhe literaturë pagane.

Libri është një nga tekstet më të vjetra në botë, thotë shtëpia e ankandeve.

Ruajtja e tij e jashtëzakonshme i është atribuuar klimës së thatë të Egjiptit, tha Donadoni.

Kodiku u ble nga Universiteti i Misisipit ku mbeti deri në vitin 1981 dhe u ble disa herë përpara se të blihej nga koleksionisti norvegjez i dorëshkrimeve Martin Schoyen në 1988.

Schoyen po nxjerr në ankand dorëshkrimin së bashku me pjesë të tjera nga koleksioni i tij, i cili është një nga arkivat më të mëdha të dorëshkrimeve në botë.

Kodiku është i ekspozuar në Christie’s New York dhe do të qëndrojë atje deri më 9 prill. Ai do të del në ankand më 11 qershor në Londër. /BBC