Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Liburni dhe zv/ i tij, Jeton Raka dalin në Prevallë: Po bëjmë përpjekje për ta shuar zjarrin!

 
   

Qeveritarët kanë dal në terren për ta shikuar nga afër zjarrin në Prevallë.

Zëvendës ministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Jeton Raka është deklaruar për rastin.

“Bashkë me Ministrin Liburn Aliu jemi në Prevallë, ku zjarri ka kapluar malin Oshlak dhe është shpërndarë edhe në majën e Arnenit. Fatmirësisht zjarri nuk rrezikon banorët e fshatit dhe pronat e tyre, mirëpo rrezikohet natyra, biodiversiteti dhe ekosistemi.

Si Ministri e Mjedisit bashkë me Agjensionin për Mbrojtjen e Mjedisit, DAPK Sharri dhe institucionet tjera po bëjmë përpjekje maksimale për të lokalizuar dhe shuar zjarrin, ka shkruar ai.