1
Te skuadra e Lillet, janë dorëzuar sa i përket të ardhmes së Edon Zhegrovës, raportojnë mediumet franceze të martën.
Futbollisti i Kombëtares së Kosovës, ka vendosur të largohet në verë nga skuadra franceze, e cila refuzoi ofertën e Napolit për ta liruar gjatë këtij muaji.
Reklamë
Thuhet se Zhegrova, tashmë ka shprehur dëshirën të largohet nga Lille në fund të sezonit dhe ka njoftuar klubin se nuk do ta vazhdoj kontratën që i skadon në vitin 2026.
Kështu që, te Lille tashmë kanë caktuar çmimin për kartonin e Zhegrovës, duke njoftuar të gjitha ekipet e interesuara për shërbimet e tij, se duhet të paguajnë 25 milionë euro për të realizuar transferimin.
Zhegrova 25-vjeçar është pjesë e Lillet prej janarit të vitit 2022, ndërsa këtë sezon ka 8 gola e 2 asistime në 21 ndeshje të luajtura në të gjitha garat.
Krahas Napolit, interesim për Zhegrovën kanë shfaqur edhe Juventusi, Milani, Arsenali e Borussia Dortmundi.