Koalicioni AAK – Nisma – Konservatorët – Forumi Intelektual E30 – Ideal, ka mbajtur takim me qytetarë në Istog.
Kreu i Nisma Socialdemokrate, Fatmir Limaj nga atje tha se Istogu e Dukagjini të vendosur për ndryshim.
“Kosova më shumë se kurrë ka nevojë për rreshtim dhe bashkim, për burra dhe gra me mendim racional, me qëllimin e vetëm: zhvillimin dhe avancimin e vendit.
Kosova për katër vjet ka qenë e ekspozuar ndaj rrezikut nga ata që vuajnë nga kompleksi i të kaluarës, ata që asnjëherë nuk kanë ditur e as nuk kanë guxuar të ngrihen për të mirën e vendit.
Me koalicionin për Kosovën fituese, vendi kthehet drejt zhvillimit ekonomik, drejt anëtarësimit në NATO dhe pavarsisë energjetike”, shkroi ai.