Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Limaj ka një këshillë për opozitën pasi Kurti ofroi numrat për shpërndarjen e Kuvendit

 
   

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj ka reaguar pasi kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka thënë se është i gatshëm që t’i ofroj numrat e VV-së për mocion parlamentar për shpërndarjen e Kuvendit.

Limaj thotë se opozita parlamentare nuk duhet të bie në kurthin e Kurtit.

Sipas tij, opozita duhet t’ia kërkoj dorehqjen kryeministrit dhe më pas vendi të shkoj në zgjedhje të parakohme parlamentare.

“Opozita mund të diskutoj për shpërndarjen e Parlamentit, vetëm pas dorëhqjes së Kurtit”, ka thënë ndër të tjera kreu i Nismës.

Në anën tjetër, lideri i PDK-së dhe ai i LDK-së kanë dal me qëndrime të ndryshme pas deklaratës së sotme të Kurtit