Kryetari Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, në emisionin “Click” në RTV21 ka kritikuar punën e Qeverisë Kurti për këto tri vite të qeverisjes.
Ai tha se: “Qe tri vjet 1% të punës tem s’e kanë bërë”.
Limaj gjithashtu ka përmendur disa projekte të dështuar të Qeverisë.
Ai ka folur edhe për koalicionin parazgjedhor AAK-NISMA, duke shtuar objektivi i tyre është për ta ndërruar dinamikën e politikës në Kosovë dhe për t’u ballafaquar me qeverinë për tema të caktuara.
Ai gjithashtu ka komentuar edhe disa deklarime të kryeministrit të Kosovës për opozitën.
“Qeveria po flet, nuk pres që Albini pret me na thënë bravo që keni me na mujt”, tha Limaj.