Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Limaj: Kjo shoqëri është duke u mbytur në hipokrizi dhe oportunizëm

 
   

Lideri i Nismës Fatmir Limaj ka thënë se nuk ka hapësirë për një njeri dhe storie të suksesshëm në Kosovë, pasi që sot njeriu më i urryer në Kosovë është ai që e thotë të vërtetën.

“Nuk ka hapësirë për një njeri të sukseshëm në Kosovë, nuk ka hapsirë për një storie të suksesshme në Kosovë, sot njeriu më i urryer në Kosovë është ai që e thotë të vërtetën”, tha Limaj.

Ai thotë se këto raste ta krijojnë një përshtypje që nuk jetohet në këtë vend.

“Shpirti i shtetit është kjo me u vra, ta hup entuziazmin, ta krijon përshtypjen që nuk jetohet në këtë vend. Çdo gjë që bëhet këtu duket asgjë, cdo punë e mirë që bëhet këtu nuk e llogaritë dhe dalëngadalë e bënë të parëndësishëm shtetin. Çka është shteti sot për një djalë të ri të Kosovës, kjo është faji i politikës që për qëllime të caktuara politike e ka vra shtetin, s’ka storie të sukssesit në Kosovë”, shtoi ai.

Limaj në Blic thotë se kjo shoqëri është duke u mbytur në hipokrizi dhe oportunizëm, ku thotë se qytetari i thjesht i është ekspozuar më shumë se kurrë këtyre rreziqeve

“Ne e kemi ditur kush nuk e mban fjalën, saktë e kemi ditur kush është ai njeri që nuk e mban fjalën, kush është një gënjeshtar patologjiik. Këtu ka shumë hipokrizi dhe oportunizëm, kjo shoqëri është duke u përmbytur në hipokrizi dhe oportunizëm dhe qytetari i thjeshtë është i ekspozum më shumë se kurrë këtyre rreziqeve”, u shpreh Limaj.

Tutje ai thotë se është momenti i fundit që ne si shoqëri të nisim një debat të madh social brenda nesh dhe mos të shpërblehet gënjeshtra dhe mashtrimet.

Ai ka folur edhe për rastin e vrasjes së Liridona Murselit.

“Është momenti i fundit që ne si shoqëri me nis një debat të madh social brenda nesh dhe mos të shpërblehet gënjeshtra mashtirmet. Secila familje në Kosovë është tronditë kur e ka ndëgju me u planifiku një vrasje e tillë. Kjo për mu është alarmante është koha me e hap një debat social cilat janë ndikimet politike, cilat janë ndikimet e shkollës, e punës, të gjitha këto luajn rolin e vet dhe të gjithë si shoqëri duhet të shohim vetën se ku jemi. Ne faktikisht nuk duam ta dëgjojmë të vërtetën dhe po shpërblehet ajo që po paketohet më mirë, dhe paketimi është ajo që ti dëshiron të dëgjosh, e ajo që sot dëshiron të dëgjohet në Kosovë është gënjeshtra dhe ajo që bënë lajm është e keqja”, përfundoi Limaj.