Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Limaj kritika opozitës: Kurti lavdërohet për rritje të buxhetit, askush nuk çohet me ia thënë të vërtetën

 
   

Kryetari i Nismas Socialdemokrate Fatmir Limaj, është i ftuar në “Pressing” të T7, të enjten, ku pos tjerash ka folur edhe për buxhetin.

Limaj ka komentuar deklaratat e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, i cili ka thënë se “vendet e tjera i ëndërrojnë sukeset e tij”.

Sipas Limajt “askush nuk çohet me ia thënë të vërtetën”, duke iu referuar opozitës.

Liamj ka deklaruar se vazhdimisht ka kërkuar një front të përbashkët opozitar.

Sipas tij, kurrë nuk ka pasur më pak rritje të buxhetit sesa në kohën e Qeverisë Kurti.

Ka rritje ma të vogël të mundshme të buxhetit të Kosovës për këto vitet e fundit, për dy arsyje, e para për shkak të inflacionit, e dyta nuk po harxhon. Investimet kapitale veç po i bartë, nuk ka investime për tri vjet”.

“A ka buxhet shpenzues e zhvillimor, a ka buxhet që administron. Në buxhet e shikon Qeverinë tënde ka po shkon”, ka thënë Limaj.