Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Limaj: Kurti kishte nevojë për zgjedhje të shpejta, e dinte që ka pësuar debakël në katër vite qeverisje

 
   

Kryetar i Nisma Socialdemokrate, Fatmir Limaj, duke komentuar mundësinë për zgjedhje të parakohshme, e cila nuk ishte përkrahur nga AAK-ja, vlerësoi se bëhej fjalë për një kurth të kryeministrit Kurti për PDK-në.

“Verës ka ndodhur gjëja më e mirë e mundshme që ka mujt me ndodh, që mos me ra në kurthin e Qeverisë. Më vjen mirë që shumica e partive opozitare nuk kanë ra në atë kurth, sepse koha e dëshmoi sepse prej qershorit deri tash e dini se çfarë zhvillimesh ka pasur”, tha Limaj.

Ai tha se kryeministri kishte nevojë për zgjedhje të shpejta, sepse sipas tij, ka pësuar debakël në qeverisje për katër vite.

“Aty u pa që Qeveria dhe kryeministri kishte nevojë për zgjedhje të shpejta pa pasur mundësi me bashkëbisedu, pa fushatë, pa asgjë, pa pasur mundësi me i trajtu këto gjëra si duhet, sepse ai e dinte dhe e din që ka pësuar debakël në qeverisje për katër vjet dhe atij nuk i konvenonte një fushatë normale ligjore siç është tash, sepse tash ka mundësi që njerëzit edhe me bashkëbisedu edhe me komuniku me qytetarin drejtpërdrejt edhe ka kohë të mjaftueshme edhe me e ba një rëngën të kësaj çfarë ka ndodhur në katër vite, por edhe me dhanë idetë për të ardhmen”, tha Limaj.