Familja e veprimtari të vrarë të LDK-së, Haki Imeri kanë reaguar pas deklaratës së ish kolonelit të Policisë, Rrahman Sylejmanit.
Përmes një postimi në Facebook, familja Imeri thotë se, nga deklarata e Sylejmanit mësohet pse nuk janë ndriçuar vrasjet politike, dhe po sqaron pse është bërë Gjykata Speciale.
Familja Imeri thekson se, Fatmir Limaj, ka deklaruar se urdhërat, fletë rrufet për ekzekutime i ka shkruar Kadri Veseli.
Postimi i plotë:
“Limaj më shau me nanë e babë” – Ish-koloneli i Policisë thotë se deshën t’ia devijojnë hetimet për një incident në banesën e Thaçit..
-nga kjo deklaratë e kolonelit të policisë mësojmë pse nuk janë ndriçuar vrasjet politike deri më sot..
-kjo deklaratë sqaron gjithçka në raport pse është bërë gjykata speciale ..
-sqaron po ashtu pse selia e saj është në hagë ..
p.s
-sipas informateve Fatmir Limaj ka deklaruar se urdhërat, fletë rruftë për ekzekutime i ka shkruar Kadri Veseli..
-në të ardhmen do të mësojmë edhe këtë: kujt ia ka hedhur Limaj dhe grupi i tij për vrasjet politike ..