Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka renditur aferat korruptive të Qeverisë Kurti.
Ai ka thënë se për 4 vjet qeverisje nuk ka pasur përmirësime as në arsim as në shëndetësi as në punësim.
Limaj tutje ka folur edhe për rritjen e çmimit të energjisë elektrike, duke shtuar se qytetarët e Kosovës paguajnë rrymë më së shtrenjti në rajon. Ai po ashtu ka thënë se nuk dihet se ku kanë mbetur rreth 100 milionë euro, që janë ndarë për energji elektrike.
“Është koha me i matë rezultatet. Qeveria kur ka ardh ka ardh pa asnjë planë, u pa ashiqare që nuk ka asnjë planë pune në 100 ditshin e parë një qeveri jep shkëndijat e një plani. Si duket këta janë befasuar me fitoren e tyre, këtu ka pas premtime enorme e deri të bashkimi Kombëtar. Gjendja në shëndetësi, në arsim, në administratë, në pensione, në shërbime sociale, në iniciativat për të rinj, në punësime, në rroga, në çmime të produkteve, në uljen e çmimeve deri të ulja e çmimeve të energjisë, janë qindra premtime që qytetari i Kosovës i ka pa si shpresë ka besuar në to dhe ka dashtë me ndryshu, prandaj ja ka dhënë votën. Dhe çka ka ndodhur për 4 vite, shëndetësia është keq, arsimi keq, çmimet janë në qiell, nuk e di a e dini por 40 për qind janë rritur çmimet që nga viti 2019. Kur ju dilni thoni që një kg kushton 90 cent me e be 70, sepse thotë do ta heki TVSH-në nga artikujt ushqimorë sidomos për artikujt e shportës dhe ju e shihni se në çdo market ai artikull ka shkuar 1.20 ose 1.30, kjo tregon qe jo vetëm që se ka mbajt premtimin, por ka ndodhur e kundërta. Energjia, ne e paguajmë energjinë elektrike më se shtrenjti në rajon, është shumëfishuar, bile është rritur çmimi fshehtë nga opinioni. Ende nuk kemi shpjegime se çka ka ndodhur me paratë që janë dhënë gjatë luftës në Ukrainë, janë diku mbi 100 milionë euro që nuk ka shpjegim se ku kanë mbetur ato para. Të gjitha këto kemi rritje enorme e në anën tjetër nuk kemi rritje të pagave, nuk ka investime kapitale.
Tutje Limaj ka thënë se për 4 vjet 12 milionë euro kjo qeverisje i ka pasur në dispozicion dhe sot, siç thotë ai, pas 4 vjetëve nuk ka asnjë projekt që duhet krenuar, nuk ka asnjë investim.