Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Limaj për Vjosa Osmanin: Kukull për gjynah e patericë e Qeverisë Kurti

Kryetari i NISMA-s, Fatmir Limaj duke folur për zhvillimet e fundit politike në vend në një intervistë për Gazeta Blic, ka komentuar edhe rolin e presidentes së vendit Vjosa Osmani.Sipas tij, roli i Osmanit në këtë krejt situatën e dy tre muajve të fundit, është i pamjaftueshëm në raport me përgjegjësitë kushtetuese e ligjore që ka e para e vendit.

Limaj, ka thënë se nuk e ka parë në asnjë moment ndonjë adresim të presidentes ndaj popullit për situatën në veri, sanksionet nga SHBA dhe BE dhe çështja të tjera.Kukull për gjynah e patericë e Qeverisë, e ka quajtur Limaj presidenten e vendit.

Limaj, ka thënë se qasja e Vjosa Osmanit dhe kryetarit të Kuvendit të Kosovës Glauk Konjufca është më e ‘rrezikshme’ se vet ajo e kryeministrit të Kosovës Albin Kurti.“Si një kukull për gjynah si, një patericë e kësaj qeveria si një. Unë e di që një pjesë e madhe kështu do t`i largohen Albin Kurtit kur ta shohin që po fundoset do të bëjnë përpjekje që të mbahen, të grithen kështu e shoh Osmanin, por jo në shërbim të vendit.

Rolin e presidentes, kryeministrit, kryetarit të kuvendit e sheh në raport me vendin, qëndrimin e tyre në raport më të vërteten ndaj vendit, jo me të huaj”, thotë ai.
Sipas tij, cili është raporti i vërtet me vendin dhe sa është sinqertë ky raport, ata nuk kanë raport me vendin.

“S`kanë sinqeritet në raport me vendin e tyre, ata çka po tentojnë është lënia e një përshtypje që kinse ka do njerëz pak më të kuptueshëm, ama mesazhi është për të çuar në disa zyre diplomatike, por jo ndaj vendit të tyre. Kur i është drejtuar kombit presidentja për gjendjen e krijuar, jo vetëm në Kuvend se ajo është protokollare, është formalitet. A e dini sa zhvillimet kanë qenë në Kosovë që presidentja është dashur ta ketë qëndrimin e saj dhe t`i drejtohet kombit para mediave, kur ju ka drejtuar asnjëherë, që i bie se këta njerëz nuk kanë raport me shtetin, këqyrni këto raporte, disa prej tyre që për mua janë me të këqija se të kryeministrit, të paktën kryeministri është ky që është, këtu ka hipokrizi më shumë. Drejtuesi i vendit shihet dhe vlerësohet raporti i tij me të vërtetën këtë rast të shtetit, këta nuk kanë asnjë raport me shtetin e tyre , këta nuk lodhen për shtetin e tyre, nuk kanë kurrfarë raporti me shtetit, tentojnë ta çojnë ndonjë mesazh “nuk jam krejt si Albini” kështu që unë i shoh të dytë kukulla mjerana”.