Fatmir Limaj, kryetar i partisë joparlamentare “Nisma Socialdemokrate”, ka thënë se protesta e sotme është revoltë qytetare për shkak të mungesës së përfaqësimit nga ata që duhet t’i përfaqësojnë.
Sipas tij, qytetarët duhet t’i thonë pushtetit se “përgjimet nuk kalojnë”.
“Është e rëndësishme të thuhet gjendja në të cilën gjendet vendi, gjendje në të cilën e ka sjellë ky grup njerëzish. Është shqetësuese në vazhdimësi, e sidomos veprimet e fundit, sjellja e këtyre njerëzve që kanë mandat e duhet të jenë të pjekur… nga përgjimet, situata në parlament, dhe në fund deklarata e sotme e ministrit të rendit… Dmth këta njerëz, jo që nuk bëjnë asnjë përpjekje për të sqaruar opinionin, për këtë kërkuar falje, për të bashkuar opinionin, por përkundrazi, e kanë nda dhe e kanë copëtuar këtë shoqëri. Me një fjalë, nëse ju kujtohet parulla e tyre se ata e kanë shkatërruar vendin për 20 vjet, ju sot jeni dëshmitarë duke u shkatërruar të arriturat 20-vjeçare për 2 vjet. Ja shkatërruesit e vendit, të shtetit, lirisë, demokracisë… nuk ka më pjesë të shoqërisë që këtyre nuk ju pengon. Veteranët, arsimtarët, sindikatat, administrata, gazetarët, opinionistët dhe kushdo që s’mendon si ta, këtyre u pengon dhe këqyrin me shkatërru. Dhe kjo besoj që është arsyeja e kësaj proteste e revolte. Fatkeqësisht, kjo është një gjendje të cilën s’besoj kush që e ka pritur”.
“Qytetarët nuk ndihen të përfaqësuar, prandaj gjenden forma alternative për të shprehur pakënaqësitë, dhe protesta është një nga to, për t’ju thënë këtyre se këto gjëra nuk kalojnë, ato përgjime nuk kalojnë. Ju mund ta mbroni e mbështetni një njeri, por populli ka nevojë për sqarim”, deklaroi Limaj.