Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Linjat e mëdha ajrore anulojnë dhjetëra fluturime për në Tel Aviv

Linjat e mëdha ajrore kanë anuluar dhjetëra fluturime për në Tel Aviv, pasi Hamasi nisi sot një sulm të papritur kundër Izraelit.

American Airlines, Air France, Lufthansa, Emirates, Ryanair dhe Aegan Airlines janë në mesin e atyre që tërhoqën fluturimet, shkruan The Times of Israel, transmeton teve1.info

Deri tani, numri i të vdekurve në Izrael ka shkruar në 250, teksa të plagosur janë 1 mijë e 450.

Grupi militant Hamas ka lëshuar mijëra raketa në Izrael mëngjesin e 7 tetorit, duke nxitur autoritetet që të lëshojnë alarme për sulme ajrore në mbarë vendin, përfshirë në Jerusalem dhe Tel Aviv.

Izraeli u kundërpërgjigj duke kryer sulme ajrore ndaj caqeve në Rripin e Gazës.

Luftëtarët e Hamasit po ashtu kanë kaluar kufirin e fortifikuar dhe kanë hyrë në Izrael, duke u përleshur me forcat e mbrojtjes së Izraelit. /Teve1.info/