Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Lirohen shërbimet shëndetësore

 
   

Nga java e parë e muajit nëntor, qytetarët e Kosovës kanë filluar të marrin shërbime shëndetësore me çmim më të ulët e madje dhe falas.

E gjithë kjo fal udhëzimit administrativ për bashkë-pagesa të shërbimeve shëndetësore nga Ministria e Shëndetësisë.

Nga ky dikaster treguan arsyet për ndryshim-plotësimin e këtij udhëzimi.

Udhëzimi administrative për bashkë pagesa për shërbime shëndetësore është në fuqi që nga fillimi i muajit nëntor pasi që pas një dekade është plotësua ndryshe nga Ministria e Shëndetësisë. Qëllimi i plotësimit të këtij udhëzimi administrative është sepse ndikon direkt në mbështetjen e buxhetit familjarë.Arsyeja është kursimi i buxhetit familjarë, shumë shërbime të cilat janë jetike për qytetarët tani do ti marrin pa kosto ose mund të themi me kosto minimale”, ka thënë Egzon Azemi, shef i kabinetit të ministrit Vitia.

Nga Ministria treguan edhe për shërbimet që qytetarët mund t’i marrin falas apo me kosto minimale.

“Më lejoni ti ndajë para jush të cilat janë pa kosto, e njëra nga ta është mamografia që tashmë është falas në krejt territorin e Republikës së Kosovës përfshirë tri nivelet shëndetësore, nivelin primar dytësor dhe tretësor. Tjetër shërbim që është shumë i rëndësishëm sidomos për gratë që e kanë mposht luftën me kancerin e gjirit e që është rikonstruimi i gjirit i cili në sektorin privat është ofrua me 3000-5000 mijë euro tash në institucionet tona publike është falas. Po ashtu shërbim tjetër i rëndësishëm i cili jepet falas në QKUK është IVF- fertilizimi i asistuar mjekësorë. Po ashtu ka edhe shërbime të tjera të cilat kanë një kosto mjaft simbolike e siç është rezonanca magnetike e cila në institucionet publike kushton afër 20 euro kurse në institucionet privat është përmbi 100 euro”, tregon Azemi.

Kurse qytetarët janë të kënaqur me uljen e çmimeve për shërbimet që ata i marrin.

“Është kënaqësi është një ndihmë e madhe tu e pas parasysh edhe papunësinë edhe aksidente të shumta edhe njerëzit kanë nevojë shumë për mjekësi në këtë vend. Kështu që është një sen pozitive edhe shpresoj në të ardhmen sa ma shpejtë me u bo edhe një sigurim shëndetësor që me u liru prej këtyre pagesave se sot janë barrë e madhe për krejt pacientët”, thotë qytetari Bajram Nikçi.

E se disa nga shërbimet janë pa pagesë, tashmë është i informuar edhe ky qytetar.

“Nuk pagova sen një EKG e bëra, nuk më kërkoi askush pagesë”, shprehet Ilmi Mulolli-qytetar.

Por sipas qytetarit Bexhet Muqolli, çmimet për vizita nuk janë zbritur.

“Jo nuk është e vërtetë që ka ra, diku është në ambulancë specialistike është diku 3 euro një kontroll pa marrë parasysh te cili mjek apo specialist. Kurse në biokimi varet sa analiza i ki diku prej 5 eurove e te lartë “, thotë ai.

Ndërkohë bazuar në udhëzimin administrativ të lëshuar nga Ministria, janë disa kategori që lirohen nga pagesa, e që janë; viktimat e trafikimit gjatë vitit të parë pas regjistrimit zyrtar, personat që kanë të ardhura më të ulëta se niveli zyrtar i ndjeshmërisë sociale i përcaktuar nga Qeveria, personat e ri-atdhesuar në vitin e parë pas ri-atdhesimit, të burgosurit të cilët janë në mbajtje të dënimit; personat të ç‘vendosur me dhunë jashtë shtëpive të tyre si viktima të dhunës familjare, në pajtim me ligjin, dhuruesit e gjakut të cilët kanë dhënë gjak së paku pesë herë në dy vitet e fundit.

Përveç kategorive të cekura në udhëzimin administrativ, janë dhe disa kategori tjera të liruara e të përcaktuara me ligjet tjera përkatëse.