Shefi i Personelit në Komunën e Prishtinës, Fadil Aliu-Heretica, është liruar sot në procedurë të rregullt, pasi gjatë ditës së premte ishte ndaluar me urdhër të Prokurorit të Shtetit për dyshimet që lidhen me kepqërodrim të detyrës.
Lajmin për lirimin e tij e ka konfirmuar për Kallxo.com, avokati i tij Mahmut Halimi.
“Po, Fadil Aliu është liruar në procedurë të rregullt, nuk kam më shumë informata vetëm më lajmëruan se është liruar prej arrestit dhe tash është në shtëpi”- ka thënë Halimi duke mos dhënë më shumë detaje.