Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

“Lista serbe nuk është më adresa për serbët e veriut”

Kur u arrestua nga pjesërarët e njësive speciale u mblodhën dhjetëra, ndërsa sot qindra qyterarë marshuan e brohoritën nofkën “Llune”, emri me të cilin njihet Milun Millenkovic.

Marshi nisi pas orës 13:30, ndërsa pjesëmarrës ishin qindra serbë, në rreshtin e parë shumica sportistë në përkrahje “Llune-s”, të trajnerit të klubit të Kick Boksit”. I njëjti sipas policisë së Kosovës është udhëheqës i formacionit “Mbrojtja Civile” dhe dyshohet se ka organizuar sulme të dhunshme në të kaluarën dhe së fundmi në Zveçan.

Si rrallë herë në marshet në pjesën veriore munguan krerët e Listës Serbe, në përjashtim të disave rank më i ulët.

Ky fakt dhe zhvillimet e djeshme ku u raportua se Goran Rakiq u sulmua e u fye nga serbët lokalë po konsiderohet momentum i ri nga vet komuniteti serb.

“Lista serbe nuk është më adresa për serbët e kësaj pjese edhe për ndërkombëtarët edhe për Qeverinë”, ka deklaruar analisti politik, Branislav Kërstiq.

Gazetari Kërstiq mendon se me lëvizjet e fundit Kurti a rënë në kurthin e Vuçiqit.

“Kurti e ka humbur shancin e fundit që ti mobilizojë ata që kanë qenë ndër vite kundër politikëa së gabuar të Listës Serbe dhe kundër politikave të Beogradit”, ka shtuar ai.

Kërstiq po ashtu ka thënë se në mos kundërshtimin e arrestimit të “Llune-s” u përcoll mesazh se jo të gjithë më veri janë kriminel, ndërkaq në tjetrën anë po krijohet imazh se serbët lokalë janë viktima dhe po u cenohen të drejtat kolektive.

“Kurti nëse vazhdon me aksione të tilla do të humbim sovranitetin në veri të shtetit. Kur Kurti ka ardhur në pushtet ka premtuar dialog të brendshëm, megjithatë ai i ka futur serbët në duart e Beogradit”, ka thënë tutje ai.

Pikërisht pas arrestimit të Milun Millenkovic, në afërsi të lagjes së boshnjakëve të martën kishe grumbullim të protestuesve madje edhe të maskuar. Megjithatë gjatë së mërkurës në këtë lagje përfshirë katër komunat veriore nuk është raportuar për ndonjë incident.