Kurti: Vetingu po merr rrugë, ky proces është domosdoshmëri|Live
Kryeministri Kurti, në fillim të mbledhjes, para së të fillojë me diskutimin e pikave të rendit të ditës, shpalosi planet e Qeverisë për vitin 2024.
Kurti tha se qeveria do të vazhdojë me reforma pensionale, me qëllim të gjithëpërfshirjes dhe drejtësisë. Ai tha se reforma do të vazhdojë edhe në drejtësi. “Vetingu po merr rrugë, ky proces është domosdoshmëri”,tha Kurti.
“Gjatë këtij viti do të vazhdojë adresimi i krimeve të kryera gjatë luftës. Ministria e Drejtësisë do të vazhdojë të fokusohet në luftimin e dhunës në familje”, tha Kurti.
Ai shtoi se prioritet mbetët edhe zhvillimi i Forcës së Sigurisë së Kosovës.
“Për bujqit kemi ndarë buxhetin më të lartë,në fillim te muajit kemi shpalose programin për pagesa direkte”, tha Kurti.
Ai ka përmendur edhe lojërat mesdhetare që do të organizohën në Kosovë.
“ Gjatë këtij viti do te punohet në një ligj të veçantë, do të themelohet komiteti organizativ dhe master plani për të pritur shtetet pjesëmarrëse në këto lojëra”, tha Kurti.
Anëtarësimi i plotë në Këshillin e Evropës mbetët prioritet kryesor, ndërkohë do të vazhdojmë të blejmë objektet për vendosjen e ambasadave tona nëpër botë, bëri me dije i pari i qeverisë.
Arsimi do të mbetët po ashtu prioritet tha kryeministri. “Rritja në qasje në arsim në fëmijërinë e hershme si dhe digjitalizimi i shkollave janë fokusi kryesor në arsim”.
Kurti ka folur edhe për projektet infrastrukturore. “Viti 2024 do të jetë vit i fillimit të disa projekteve të reja dhe vit i përfundimit të disa projekteve në zhvillim”.
———
Kurti para kabinetit qeveritar, tha se prioritet në mandatin e fundit qeverisës do të jetë ngritja e kapaciteteve mbrojtëse, reforma në drejtësi, reforma pensionale dhe finalizimi i autostradës Gjilan-Prishtinë.
Krahas kësaj, ai në mbledhjen e sotme të ekzekutivit, tha se në politikën e jashtme, prioritet është anëtarësimi në Këshill të Evropës.
Kurti: Prioritet është reforma në drejtësi
“Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve këtë vit do të vazhdojë me reformën pensionale. Rikujtojmë se vitin e kaluar krijuam skemën pensionale parciale, kontributive për pensionistët të cilët u patën përjashtuar nga puna gjatë viteve të 90-ta. Prioritet do të ketë edhe sa i përket procesit të fiskalizimit, përmes të cilës do të rrisim formalizmin e ekonomisë dhe reformën në prokurimin publik për të rritur transparencën dhe efikasitetin e shpenzimeve publike. Për MINT-in angazhim prioritet do të jetë përmirësimi i ambientit për të bërë biznes përmes shërbimeve më të mira për biznese, mbrojtjes së pronësisë industriale dhe rritjen e mbikëqyrjes së tregut…Reforma në drejtësi është prioritet i qeverisë, andaj ajo do të vazhdojë të jetë prioritet. Vetingu po merr rrugë, pas aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese. Ky proces është domosdoshmëri që po na dëshmohet çdo ditë, krahas tij dhe teksa presim tash e 11 muaj për vendim të Gjykatës Kushtetuese për Ligjin për byronë shtetërore për konfiskimin e pasurisë së pajustifikueshme, luftën kundër korrupsionit këtë vit do të bëjmë edhe përmes themelimit të byrosë për konfiskimin civil dhe funksionalizimit të task-forcës antikorrupsion”, tha ai.
Sipas tij, krahas blerjes dhe investimeve në fushën e mbrojtjes, prioritet do të jetë edhe bashkëpunimi me aleatë.
Kurti: Rritja e kapaciteteve mbrojtëse do të jetë prioritet
“Në këtë vit, rritja e kapaciteteve mbrojtëse do të jetë prioritet i parë i ministrisë së Mbrojtës. Për një fillim të mbarë, në fillim të këtij viti ne morëm konfirmimin nga DASh se ka pranuar kërkesën tonë për të blerë sistemin anti-tank Javelin. Për gjatë vitit krahas blerjes dhe investimeve të tjera, në fushën e mbrojtjes do të jetë prioritet edhe bashkëpunimi me aleatë”, theksoi Kurti.