Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lifestyle

“Living Room” në Vizion Plus, programi më i ri i të shtunës sjell argëtim, informacion dhe histori njerëzore

“Living Room” është prodhimi i më i fundit që i bashkohet larmishmërisë së programaeve të Vizion Plus. Ky format tërësisht i ri, është hapësira e argëtimit për të shtunat tuaja, ku në qendër jane tematikat sociale, lifestyle e të ftuar të ndryshëm.

“Living Room” vjen nën moderimin e Brunilda Lahes, e cila rikthehet në ekranin e Vizion Plus.

BRUNILDA LAHE

MODERATORE


“Rikthehem në ekranin në të cilin kam dal si morderatore për herë të parë, rikthehem në ekranin dhe në familjen e madhe Vizion Plus. Këtë herë vij me një program që e kam shumë përzemër e që i shkon më së miri asaj që unë bëj, që është lifestyle”

Histori personale që zhvillohen në studio dhe të tjera në terren, të ndara nga njëra-tjetra, e të rrëfyera nga personazhe publik e njerëz të zakonshem, do të jenë në fokus të kësaj hapësire.

Por jo vetëm kaq, programi analizon lajmet  që shqetësojnë apo i interesojnë në mënyrë direkte një komuniteti, apo dhe një individi. Duke vijuar me një pjesë  kushtuar bizneseve, kulinarisë etj.

BRUNILDA LAHE

MODERATORE

“Është konceptuar të jetë një program që i dedikohet gjithë familjes. Është një program i ngrohtë edhe që synon të zbuloj nga personazhe të njohur e të panjohur , profilin e tyre familjar, profilin e tyre që ndonjëherë me ose pa arsye vendosin barrjera dhe pikërisht ne duam t’i nxjerrë nga zona e tyre e konfortit në ambientin e tyre më të dashur që ëshët salloni ose living room”

“Living Room” fillon transmetimin në Vizion Plus nga kjo e shtunë në orën 10.05, për t’u bërë pjesë e pandarë e shtëpive tuaja përgjatë gjithë sezonit televiziv.