Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Lladrovci godet profilet e rreme: Qytetari i Drenasit ua tregoi vendin shpifësve e ofenduesve kundër PDK-së

 
   

Pas dënimit të një personi nga Gjykata me formë të prerë, kryetari i komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci ka theksuar se pse ende nuk ka distancim nga akuzat e atyre profileve të rrejshme kundër Azem Sylës.

Po kjo dorë e njerëzve e vendosen një Bedel, për t’ju pri, i cili i dha urdhër të gjitha strukturave të hapin profile false, për çka tashmë ka vendim gjykate, ka shkruar Lladrovci.

Postimi i plotë:

Njerëzit që janë ngritë, avancu e kanë përfitu në emër të PDK-së e UÇK-së, dhe figurave të sajë, e të cilët në tri pale zgjedhje lokale, ndërsa në ato të fundit komunale, u rreshtuan me një subjekte tjetër, punuan natë e ditë, kundër PDK-së.

Po kjo dorë e njerëzve e vendosen një Bedel, për t’ju pri, i cili i dha urdhër të gjitha strukturave të hapin profile false, për çka tashmë ka vendim gjykate.

Figura të cilat në vazhdimësi, deri në vitin 2018 e 2019, kur i duhej Daja, e merrnin si mbulojë për të vizituar familje dëshmorësh me të, e sot nuk distancohet e as nuk i kërkon falje Dajës për ofendimet e bëra nga subjekti që e themeloi dhe e mbështeti, se për mu, në furrë të druve mem pa, nuk ngihen.

Bislim, sa shumë je zgjanu në foto me Dajën kur tu ka dashtë për interesa personale, krahasoji këto postimet tuaja dhe postimet e profileve false ku ideator ishit bashkë me bedelin kundër Dajës vetëm pse e mbështeti kandidatin e PDK-së, në këtë raste mua. Marre, megjithëse marre nuk ke ti.

Por, jam shumë i gëzuar që nuk mundet ta mashtroni qytetarin dhe se qytetari i Drenasit ua tregoi vendin juve dhe shpifësve e ofenduesve kundër PDK-së.