Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci ka shkruar në Facebook se sot është varrosur vëllau i Jakup Krasniqit, Azemi.
Ai thotë se më e rënda ishte dhimbja pasi në varrim nuk ishte vëllai i tij, Jakup Krasniqi.
Postimi i plotë:
Në Negroc, e varrosëm Azem Krasniqin, i cili kishte pësuar sulm në tru dhe për disa muaj ka qenë në komë.
Për familjen dhe të gjithë ata që e kanë njohur, Azemi ka qenë njeri i urtë, familjar, mik e shok shembullor, i cili pas vetes ka lënë vetëm vepra e kujtime të mira.
Më e rënda në këtë rast ishte dhimbja e të gjithë neve që ishim në varrim dhe dashamirëve të familjes se nuk ishte i pranishëm, në varrimin e vëllait më të ri, Baci Jakup.
As Familja e madhe Krasniqi, as Baci Jakup nuk janë vetëm.
Ngushëllime familje e nderuar Krasniqi, i paharrueshëm qoftë kujtimi!