Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Lladrovci: Më i keq shtisi se dorasi!

Pas dënimit të një personi për ngacmimet gjatë fushatës zgjedhore të vitit 2021, me profile fallso dhe zbulimit të porositësit të këtyre postimeve, kryetari i komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, ka shkruar: “më i keq shtisi se dorasi”.

“Qytetarët e Drenasit e kuptuan drejtë propagandën e profileve fallso, sepse ne u ballafaquam me persona për të cilët veprimet e kundërligjshme janë normale, por, organet e drejtësisë e thanë fjalën e tyre duke i dënuar këto veprime të kundërligjshme”, ka shkruar Lladrovci.

Postimi i plotë:

Bedeli, kryesin e veprës penale, fillimisht e fton për të punuar për të, pastaj e obligon që shkrimet e tij t’i postojë në profile fallso, veprime nga të cilat një “dizajner” bëhet kryes i veprës penale, e më pastaj edhe e quan “luan”. Kjo nuk do asnjë koment.

Personat e tillë, të cilët përdorin tjetrin për me arrit qëllimet e veta, janë më të rrezikshëm për shoqërinë se sa vetë kryesi, sepse, fjala e urtë thotë: “Më i keq shtisi se dorasi”. Për më tepër, këto veprime do ta vënë në dilemë edhe konfidencialitetin e tyre në raport me punën që bëjnë aktualisht.

Qytetarët e Drenasit e kuptuan drejtë propagandën e profileve fallso, sepse ne u ballafaquam me persona për të cilët veprimet e kundërligjshme janë normale, por, organet e drejtësisë e thanë fjalën e tyre duke i dënuar këto veprime të kundërligjshme.