Kryetarit të Drenasit, Ramiz Lladrovci, i është hakuar profili personal në Facebook.
Ai në një prononcim për Express ka treguar se rasti ka ndodhur më 18 tetor të vitit 2022.
“Rasti është në polici”, ka treguar Lladrovci.
Ndryshe në emrin e tij sot është shkruar një fjali në anglisht që në shqip përkthehet si:
“Përshëndetje, unë nuk jam Ramiz Lladrovci. Është dikush i afërt i Ramiz Lladrovcit që mund të më kontaktojë që t’ia kthej llogarinë pronarit të saj”, thuhet në postimin e llogarisë së hakuar.
Ndryshe Lladrovci e ka edhe një faqe zyrtare ku shkruan për aktivitetet e tij politike.
Një postim të tillë e kishte sot teksa ka treguar për një takim që kishte me kryeministrin, ministrat dhe zëvendës ministrat e dikastereve që kanë lidhje me qeverisjet lokale.