Lleshaj apo Xhafaj? Ja kë zgjedh Zv. Ministrja e Brendshme

  

E ftuar në emisionin Vizioni i Pasdites zv. Ministrja e Brendshme Rovena Voda , është vënë përballë një zgjedhjeje, mes ministrit aktual Sander Lleshajt dhe ish ministrit Fatmir Xhafaj.

“Janë dy profile te ndryshme dhe kam pasur kënaqësinë të punoj dhe të mësoj nga të dy. Janë dy profile të ndryshme  sigurisht edhe nga begraundi qe kanë. Xhafaj e dimë edhe nga eksperienca qe ka në komisionin e drejtësisë, ndërsa Lleshaj nga fusha e sigurisë e mbrojtjes sigurisht me një eksperiencë dhe një karrierë të shkëlqyer. Kështu që unë jam me parimin të përfitojmë sa më shumë me njerëzit që punojmë”, u shpreh zv. Ministre e Brendshme Rovena Voda.

 

U njohën në tren me bashkëshortin !  Zv.Ministrja tregon me shumë për marrëdhënien me vjehrrën.

Rovena Voda  Zv. Ministrja e Brendshme e ftuar në emisionin e pasdites ka rrëfyer me shumë për jetën e saj private.

Rovena ka treguar me shumë se si është njohur me bashkëshortin e saj. Shumë vite më parë kur ajo ishte një studente, në një ditë të zakonshme kur ajo udhëtonte nga Durrësi në Tiranë me trend dhe aty njohu bashkëshortin e saj. Një rastesi qe u kurorëzua me martesë ne vitin 1996 dhe nga kjo martesë Voda dhe bashkëshorti I saj kanë tre fëmijë.

Gjithashtu zv. Ministrja theksoi që ka një marrëdhënie të shkëqyer me vjehrrën e saj, me të cilën ndajnë të njëjtën shtëpi, një gjë e rrallë kjo në ditët e sotme.

Voda u shpreh që ka aq shumë dashuri për vjehrrën e saj saqë gjithmonë kur kthehet nga puna preferon që ushqimin ta konsumojë në shtepi dhe të gatuar nga duart e vjehrrës së saj.