Alkooli është i dëmshëm për shëndetin tonë, por një studim i ri ka zbuluar se faktikisht kjo pije mund t’i shkaktojë shtatë lloje kanceri.
Konsumimi i alkoolit, qoftë edhe në sasi të vogla, shton shanset për zhvillimin e kancerit të gojës, fytit, ezofagut, mëlçisë, zorrëve, zorrës së trashë dhe gjirit, transmeton lajmi.net.
Studimi, i cili është publikuar në revistën ‘Journal of Addiction’, ka mësuar se alkooli vlerësohet t’i ketë shkaktuar rreth gjysmë milioni vdekje nga kanceri vetëm përgjatë vitit 2012.
Veç llojeve të sipërpërmendura të kancerit, hulumtimet sugjerojnë se alkooli mund ta zhvillojë edhe kancerin në lëkurë, prostatë dhe në pankreas.